Protokolli FIEK është një protokoll shumë i thjeshtë që i lejon klientit dhe serverit ti testoj lidhjet e tyre. Ky nuk është një protokoll standard. Është TCP versioni i cili quhet FIEK-TCP dhe UDP versioni i cili quhet FIEK-UDP. Protokolli FIEK përmban këto kërkesa (metoda): IP, NRPORT, NUMERO, ANASJELLTAS, PALINDROM, KOHA, LOJA, KONVERTO, GCF,THENJA,FIBONACCI dhe PERFUNDO te cilat mund te dërgohen nga klienti tek serveri. Serveri përgjigjet me një mesazh i cili është specifik për secilën kërkesë (metode). Serveri i injoron kërkesat jovalide dhe nuk dështon në rast se pranon një kërkesë te tillë.
Për të bërë një kërkesë, klienti FIEK-TCP se pari vendos një lidhje TCP me FIEK-TCP serverin. Klienti pastaj e dërgon kërkesën te serveri dhe nëse kërkesa është valide, serveri pastaj e kthen përgjigjen dhe vazhdon punën për ndonjë komand të re që mund ti kërkohet nga klientët tjerë.
Për te bere një kërkesë, klienti FIEK-UDP dërgon kërkesën vetëm nëpërmjet një UDP datagrami për tek FIEK-UDP serveri. Nëse kërkesa është valide, serveri pastaj e kthen përgjigjen ne një UDP datagram. Vetëm një kërkesë mund te dërgohet për datagram.
Programi Server është dizajnuar që të punoj vazhdimisht pa ndërprerje (përveç rasteve kur ndodh ndonjë gabim). Serveri është në gjendje që të pranoj një sekuencë te kërkesave nga i njëjti klient apo nga klient. Për ta arritur këtë implementimi është bërë përmes Thread-ave.
Klienti është në gjendje të thërras kërkesat dhe të merr përgjigjie nga serveri.
- Python 3.6
- Visual Studio 2019
- Librari të gatshme në Python
- Sistemi Operativ Windows 7
Ky projekt është i licensuar nën licensën MIT - shikoni skedarin LICENSE.md për detaje.